15:15 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Oda” eventi që do të bashkoi personalitetet më të shquara nga të gjitha trevat shqipfolëse (Video)

Më 20 janar të vitit 2018 për herë të parë do të mbahet eventi “Oda”, ngjarje kjo e cila pritet të mbledh personat më me ndikim shqiptar, duke përfshirë: biznesmenë, artistë, sportistë, me qëllimin e vetëm që të mbledh në një vend të gjithë ata që në një mënyrë a tjetër po jepin ndikim në fusha të ndryshme në trevat shqipfolëse, shkruan Indeksonline.

Ky event do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ndërsa pritet të jetë ngjarja më e madhe e mbajtur ndonjëherë, në të cilën do të promovohen vlerat, kultura dhe turizmi i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Prandaj edhe moto e këtij eventi është: “Oda, mbrëmja gala e një fillimviti të ri, që nis nga rrënjët dhe shtrihet drejt së ardhmes”./Indeksonline/