10:29 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Odonkor, Kurany/ Surpriza më e madhe e Joachim Low!

Këtë të martë, trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low do të prezantoj listën e preliminare për Kupën e Botës.

Federata e Gjermanisë në krye me trajnerin Low, sot nga ora 12 e 30 do ta publikoj listën e futbollistëve për Kampionatin Botëror, transmeton IndeksOnline.

Mediat gjermane mendojnë se Loë do të bëjë një befasi, ashtu sic bëri vite më parë.

Në vitin 2006, Low ishte asistent i Klinsmann. Ata ftuan një sulmues të shpejtë, si David Odonkor, i cili nuk njihej shumë nga tifozët.

“Ai mund të jetë arma e fshehët”, kishte thënë Ballack në atë kohë.

Tradita e surprizave vazhdoi edhe në vitet 2008, dhe në Kupën e Botës 2014.

A do të ketë surpriza edhe tani mbetët të shihet. Wagner dhe Gomez janë në këtë listë “surprizash”./IndeksOnline/