10:00 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Offset bën tatuazh emrin e vajzës në fytyrë

Reperi Offset i pëlqen të bëjë tatuazh emrat e personave që janë special për të. Së fundmi ai ka bërë tatuazh emrin e vajzës së tij të vogël, Kulture.

Përmes Instagramit, reperi shfaqi tatuazhin e ri që e ka bërë në fytyrë, saktësisht në faqe.  Kulture është fëmija i parë e Offset me Cardi B, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që Offset bën tatuazh emrat. Në faqen tjetër  ka emrin djali të tij më të vogël, kurse në krah ka emrin e djalit tjetër.

As Cardi B nuk është lënë anash. Gjatë fillimit të këtij viti ai bëri tatuazh emrin e saj në qafë. /Indeksonline/