15:32 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Olimpiada Dimërore: Tre atletët më të suksesshëm të të gjitha kohërave (Foto)

Sot ishte dita e fundit e Lojërave Olimpike Dimërore për vitin 2018 të mbajtura në Korenë e Jugut.

Përfaqësuesja e Norvegjisë, si shumë herave të tjera, edhe kësaj radhe dominoi me më së shumti medalje të fituar, gjithsej 39, shkruan IndeksOnline.

Përveç rekordit historik me më së shumti medalje të fituara (368), Norvegjia krenohet edhe me tre atletët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Bëhet fjalë për Bjorn Dahlie që ka fituar 8 të arta, 4 të argjndta, Ole Einar Bjorndalen që ka fituar 8 medalje të arta, 4 të argjendta dhe 1 të bronztë si dhe me atletën Marit Bjorgen, mori pjesë edhe në Pyeongchang, dhe arriti shifrën e 8 medaljeve të arta, 4 të argjendta dhe 3 të bronzta (rekord me 15 medalje gjithsej).

Pozitën e dytë në Pyeongchang sa i përket medaljeve e mori Gjermania, që grumbulloi plotë 31 medalje (14 të artë, 10 të argjendta dhe 7 të bronzta)./IndeksOnline/