20:44 / E Enjte, 11 Prill 2024 / Gj. Sh

Olympiacos shënon fitore ndaj Fenerbahces, Plzen ndahet baraz me Fiorentinen

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para çerekfinaliste të Conference League.

Skuadra e Olympiacosit shënoi fitore me rezultat 3-2 ndaj Fenerbahces, para tifozëve vendas.

Në ndeshjen tjetër mes Viktoria Plzen dhe Fiorentinës, rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0./IndeksOnline/