12:02 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“One Love Malibu”, koncert bamirësie për viktimat e zjarrit në Kaliforni

Një radiostacion nga Los Anxhelos po organizon një koncert bamirësie për zjarret në Malibu. Paratë që mblidhen shkojnë tek komuniteti i dëmtuar për të mundësuar punën e rimëkëmbjes.

Chris Martin, Katy Perry, Gwen Stefani dhe Macy Gray ndër të tjerë kanë rënë dakord të paraqiten në Festivalin “One Love Malibu”.

Ndërkohë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë dhuruar një donacion bujar për zjarrfikësit.

Robin Thicke, shtëpia e të cilit ëhstë përfshirë nga flakët, gjithashtu do të jetë pjesë e këtoj koncerti bamirës.

Përveç koncertit ka edhe një ankand, nga i cili të gjitha të ardhurat do të shkojnë në Fondacionin “One Love Malibu”.