20:33 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Opel rikthen pasardhësin e Calibras (Foto)

Me vetëm shtatë vite “jetë”, Opel Calibra ka mbetur tashmë në zemrat e shumë të apasionuarve të veturave.

Tashmë marka e famshme po përgatitet për t’i dhënë formë pasardhësit të Calibras, shkruan indeksonline.

Modeli i ri do të jetë 2+2 vende të cilat do të ofrohen në mënyrë ideale me një V6 të fuqishëm, për çmime më të ulta, por edhe me motorë më të dobët.

Vetura pritet të jetë me motor 3.0 V6, ku do të prodhoj rreth 400 ps dhe tërheqje 4×4.

Calibra është konsideruar si një “superveturë” e markës Opel e cila u prodhua nga viti 1989 deri në vitin 1997. /IndeksOnline/

Temat: