09:09 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Opozita sot mblidhet në protestë kundër qeverisë së Ramës

Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë kundër qeverisë Rama. E udhëhequr nga PD-ja, opozita kërkon krijimin e një qeverie antimafia dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Grupi i punës për organizimin e protestës ka zhvilluar përgatitjet e fundit dhe gjithçka është gati që sot në orën 12:00 mijëra shqiptarë nga të katër anët e vendit të derdhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Këtë herë opozitës i është bashkuar edhe LSI-ja e cila në zgjedhjet e 25 qershorit doli në forcë opozitare ndaj PS-së. Së bashku të gjitha forcat opozitare kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës, si e lidhur me krimin, drogën etj.

Temat: