20:06 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Orari i javës së dytë në Superligën e Kosovës, dy super ndeshje na presin të mërkurën

Të martën do të filloj java e dytë e Superligës së Kosovës.

Drenica-Besa dhe Arbëria-Prishtina do të zhvillohen të martën nga ora 16:00, transmeton Indeksonline.

Kurse, të mërkurën zhvillohen dy super derbi: Llapi-Gjilani dhe Ballkani-Feronikeli. Edhe këto dy ndeshje zhvillohen nga ora 16:00.

Ndërsa, ndeshja Drita-Trepça 89 nuk do të luhet, pasi skuadra nga Gjilani ende është e angazhuar me ndeshjet në gara evropiane./Indeksonline/