19:53 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018

Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Është caktuar orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen në fundjavën që vjen dhe me të cilat do të përmbyllet stinori vjeshtor i garave në futbollin tonë.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër të tjerat të dielën.

E shtunë, 8 dhjetor
Liria – Prishtina
Besa – Vëllaznimi
Fushë Kosova – Ferizaj
Drita – Minatori ose 2 Korriku

E diel, 9 dhjetor
Trepça ’89 – Flamurtari
Ballkani – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli
Kika – Istogu
Të gjitha ndeshjet luhen në orën 12:30./IndeksOnline/