22:01 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Orari i të gjitha ndeshjeve në Kupën e Botës

Rusia – Arabia Saudite, kjo do të jetë ndeshja e parë e Botërorit “Rusia 2018”.

Shorti i hedhur në Rusi gjatë ditës së premte ku edhe do të mbahet Botërori vitin e ardhshëm, ka caktuar super sfida, si Spanjë – Portugali, Argjentinë – Kroaci, Angli – Belgjikë.

Rusia, nikoqiri i Kupës së Botës, do të hapë Botërorin kundër Arabisë Saudite, sfidë kjo që do të zhvillohet me 14 qershor në ora 16:00 me kohën tonë.

FIFA ka publikuar orarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve në Kupën e Botës që do të nisë me 14 gusht dhe do të përfundojë me 28 qershor (faza e grupeve) me sfidën Angli – Belgjikë.

Vetëm në ditën hapëse, 14 qershor, do të ketë një sfidë, ajo mes Rusisë e Arabisë Saudite.

Për 15 ditë me radhë, deri në përfundimin e fazës së grupeve (28 qershor), do të ketë nga tri dhe katër ndeshje në ditë