17:00 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Osmani demanton Thaçin: Ja si betohej presidenti Rugova për mbrojtjen e territorit

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se idenë për ndryshim të kufijve, e kishte dëgjuar për herë të parë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

Nuk vonuan shumë edhe reagimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zyrtarët e së cilës mohuan që Rugova të ketë menduar ndonjëherë një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Pas Avdullah Hotit, në një postim në Facebook ka reaguar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një pjesë të qëndrimit të ish-presidentit Rugova sa i përket kësaj çështje.

“Ja se si betohej Presidenti Rugova për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.

Avokuesit e copëtimit të Kosovës, kur kontestojnë shtetësinë tonë me veprimet e tyre, nuk mund të gjejnë mbështetje as tek idetë e as tek veprimet e arkitektit të shtetit sovran të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani. /Indeksonline/