12:30 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Osmani: Nga viti 2012 nuk ka pasur rekrutim të ushtarëve rezervë në FSK

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka pyetur ministrin e FSK-së, për mos rekrutimin e komponentës rezervë të FSK-së.

Duke u përgjigjur në këtë pyetje ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se deri me tani janë 359 pjesëtarë të FSK-së në komponentën rezervë, derisa nuk ka pasur rekrutim që nga viti 2012.

Por, deputetja Osmani ka kërkuar të dijë nga ministri nëse ka kërkuar buxhet shtesë që të mos kenë probleme në vitet pasuese për ta përmbushur këtë prioritet.