09:06 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ottmar Hitzfeld: Xhakën dhe Shaqirin e kapi euforia, u kam thënë që të përmbahen qysh në viti 2014!

Trajneri i njohur, Ottmar Hitzfeld është i kënaqur që asnjë lojtari i Zvicrës nuk janë dënuar me ndeshje. Ai thotë se tani e gjithë kombi duhet të qëndrojë pas lojtarëve kombëtar.

“Isha i bindur që nga fillimi që nuk do të ketë dënim në ndeshje. Një dënim i tillë do të ishte i tejkaluar. Natyrisht që është e rëndësishme që të tre janë në bord tani”, ka thënë Ottmar.

“Ju bëni shumë gabime kur jeni euforikë. Në kuptimin njerëzor është e kuptueshme, por të dy kanë hequr mendjen në atë moment. Mesazhet politike nuk lejohen. Një bisedë e tillë u bë në vjeshtën e 2014. U thash atyre që të përmbahen”, vazhdoi ish-trajneri i Natit!

69-vjeçari lutët që Zvicrës t’i bie një kundërshtar më i lehtë se Gjermania në fazën eliminim/direkt, përndryshe do të jetë tepër vështirë të kalohet në raundin tjetër.

“Nëse marrim Suedinë ose Meksikën, atëherë po kanë gjasa të shkojnë në çerekfinale. Por, nëse në short është Gjermania, do të jetë tepër vështirë”, shtoi trajneri.

Kombëtarja e Zvicrës fazën e grupeve do ta mbyll me ndeshjen e së mërkurës ndaj Kosta Rikës./IndeksOnline/