12:20 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Overfinch, supervetura e ardhshme e Range Rover [Foto]

Range Rover së shpejti pritet dal me një version të modifikuar të modelit të fundit.

Kompania ‘Overfinch’ e cila merret me modifikimin e modele të Land Rover që nga vitet ’70 është duke punuar për këtë version të ri.

Range Rover Overfinch vjen me paketë të re për aerodinamikë, set pragjesh, spoiler të pasëm mbi cati, mbrojtësi i përparëm me spoiler, difuzer të pasëm etj.

Cmimi i Range Rover Overfinch pritet të jetë 115,000 funte për versionin 3.0 TDV6 dhe deri në 150,000 funte për V8 Supercharged Autobiograhpy. /IndeksOnline/