10:41 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ozil dhuroi një moment magjik ndaj Chelseat – tifozët e Arsenalit po e shijojnë atë (Video)

Turneu para-sezonal i Arsenali përfundoi me një fitore ndaj Chelseat në ekzekutimin e penalltive, 6-5 në ‘Aviva Stadium” në Dublin.

Alex Iwobi e shënoi penalltin e fitores, teksa Ruben Loftus-Cheek ishte lojtari i vetëm nga radhët e Chelseat që e humbi penalltinë.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, ku Alex Lacazette barazoi shifrat në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Arsenal v Chelsea - International Champions Cup 2018

Talenti, Reiss Nelson dhuroi asistimin për golin e francezit, por pasimi drejt Nelson ishte thjesht një moment magjik.

Dhe ky pasim normalisht se u bë nga Mest Ozil, i cili bëri një paraqitje brilliante në Dublin.

Këtë moment mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/