Ozil me shokë me kokë teposhtë, pasi iu zbulua skandali
“The Sun” ka zbuluar një video në të cilën disa lojtarë të Arsenalit shfaqen të ngazëllyer në një klub të quajtur Tape Club.
Pinin vodka dhe shampanjë me vlerë më shumë se 2,000 euro secila shishe, duke arritur një llogari afër 30,000 eurove.
Megjithatë, imazhet tregojnë qartë anëtarët e “Gunners” duket thithur të ashtuquajturën ‘hippy crack’.
Pasi ky skandal doli në mediat angleze, Unay Emery thuhet të ketë ndërmarrë masat e para disiplinore ndaj lojtarëve të skuadrës.
Ata janë parë duke u grumbulluar në pasditen e sotme që me shumë gjasa dyshohet të jetë takim urgjent i skuadrës. Fytyrat e tyre tregonin se situata në klub nuk është aq e këndshme./Indeksonline/



