Ozil për mediat turke: Nuk mund ta refuzoj ofertën e Man United!
Mesut Ozil ka treguar për mediat turke se do të braktisë së shpejti Arsenalin. Madje ai e ka treguar edhe skuadrën e tij të re. Në një intervistë për “Sabah”, Ozil ka treguar publikisht se ka ofertë edhe nga Fenerbahce.
“Kam ofertë nga Fenerbahce. E falënderoj për besimin, por dua të qëndroj në Premier Ligë. Manchester United ka ofertë të madhe për mua, besoj se do të transferohem atje” ka thënë Ozil.
Jose Mourinho raportohet të jetë arsyeja kryesore që po e shtyen Ozilin të bashkohet me rivalin nga Premier Liga. /Indeksonline/