Ozil pranon ofertën e Barcelonës
Sipas raporteve në Spanjë, ish-lojtari i Real Madridit Mesut Ozil ka rënë dakord me një kontratë me Barcelonën dhe do të largohet nga Arsenal ne merkaton e Janarit.
29-vjecari ka më pak se një vit te mbetur në kontratën e tij të tanishme me Arsenalin dhe do të jetë në dispozicion për të nënshkruar si një futbollist i lirë në verën e ardhshme , nëse ai nuk e vazhdon kontratën e tij.
Radioja e Katalonjës pretendon se Barcelona ka biseduar tashmë me përfaqësuesin e Ozilit, Dr Erkut Sogut dhe tani është rënë dakord për një kontratë prej tre vjet e gjysmë.
Barcelona gjithashtu është informuar se Arsenali do të pranoj një ofertë prej 20 milionë eurosh për gjermanin. /IndeksOnline/