15:30 / E Hënë, 27 Mars 2023 / AR

“Pa fjalë, ka ndodhur krim i rëndë”, reagon Efi pas ngjarjes tragjike në TCh

Pas rastit tragjik që ndodhi natën e mbrëmshme, ku mbeti i vrarë rojtari Pal Kola, 61 vjeçar, kanë pasur shumë reagime nga fytyrat publike, ku në mesin e tyre edhe ish-banorja e BBVA , Efi Dhedhes.

Me një shkrim në llogarinë e saj në Instagram, tha se ka mbetur pa fjalë dhe se nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku çdo ditë zgjohemi me frikë se diçka do ndodh.

Postimi i plotë:

‘Jam përsëri pa fjalë. Çdo ditë dëgjojmë për dhunën, çdo ditë ka një lajm që përfshin humbje jete. Vetëm po vërtetohet sa të paaftë jemi ta parandalojmë të keqen që po e “gërryen” këtë shoqëri nga brenda. Çfarë ka ndodhur dje në Top Channel, s’ka të bëjë me Big Brother, as me televizionin, as me përkrahjen e fansave ndaj banorëve të asaj shtëpie. Çfarë ka ndodhur mbrëmë është një krim i rëndë që duhet parë si këmbanë alarmi për mungesën e sigurisë në këtë shtet. Për paaftasinë e shtetit për të parandaluar krime. Mos harroni se përtej gjurulldisë së shpërndarjes së lajmit online ka një viktimë, dhe një familje që po vajton njeriun e zemrës. Institucionet duhet të gjejnë fajtorët! Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku çdo ditë zgjohemi me frikën se diçka do ndodhi. Për çdo njeri që ka privilegjin të mbajë armë, ka një ose më shumë individë që rrezikohen nga ajo armë. Drejtësi për Pal Kolën!’./Indeksonline/