18:07 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pa Messin startues, Barcelona ndalet nga Espanyol (Video)

Barcelona është ndalur nga Espanyol me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligas.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Gerard Morenos në minutën e 66-të të takimit.

Golin e barazimit e shënoi Gerard Pique në minutën e 83-të.

Pas këtij barazimi, Barca është e para në tabelë me 58 pikë, dy më shumë se Atletico. /IndeksOnline/