18:59 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / OSH

“Pa rrip sigurimi, me celular në dorë e duke ecur me 250 km/h,” arrestohet pas publikimit të videos në TikTok i riu në Tiranë

Një i ri në Tiranë është ndaluar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ai filmonte veten duke shkelur rregullat qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Bëhet e ditur se E. D., 21 vjeç u ndalua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili si duket nuk kishte as leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se 21-vjeçari e drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.Në videon e publikuar në platformën TikTok i riu mund të shihet ndërsa parakalon automjete të tjera me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa në dorë mban celularin dhe nuk kishte vënë as rrip sigurimi.