16:48 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pa tampon! Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve për të gjitha vendet e rajonit

Maqedonia e Veriut ka bërë një tjetër hap drejt lehtësimit dhe pritet të hapë kufijtë pa detyrimin e tamponit për të gjitha vendet e rajonit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e tamponit për qytetarët nga vendet e rajonit.

Ne mendojmë se është interes rajonal dhe ndër shtetëror që testet PCR të hiqen. Shtete të caktuara kanë rritje ose ulje të caktuara të rasteve me Covid-19, ndërsa ne si vend kemi analiza për atë se çfarë mund të na presë. Nuk mendoj që do të jenë kundër heqjes së testeve PCR”-tha Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Deri më sot Maqedonia ka hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë. Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të tamponit, pritet edhe miratimi i masave që duhen respektuar për lëvizjen brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në rast se nuk ka marrëveshje rajonale, autoritetet në Shkup do të vendosin për heqjen e testeve me shtete të caktuara si Republikën e Kosovës dhe Serbinë.