75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pa u ndal, 1 milion në Instagram, mbi 1 milion në këngë brenda dy ditësh

Reperi më i kërkuar ndër vite si dhe reperi më produktiv i momentit padyshim se është Ledri Vula.

Por përkundër faktit se është shumë i përkushtuar në realizimin e projekteve nga më të ndryshmet, Ledri asnjëherë nuk harron të jetë falënderues.

Përgjatë ditës së sotme, Ledri ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët e tij, miqtë dhe fansat që e mirëpritën këngën e tij më të re ‘I vogël’ që arriti të kapë veshin dhe zemrat e shumë shqiptarëve anembanë botës, transmeton Indeksonline.

Por kjo nuk është e tëra, Ledri nuk u ndal me kaq dhe as që do të ndalet.

Reperi këtë herë ka arritur një sukses tjetër, gjë që e lakmojnë pothuajse të gjithë. Sot ai ka bërë fiks 1 milion ndjekës në profilin e tij në Instagram.

Kjo është thjeshtë për t’u lakmuar për të gjithë ata që janë aktiv në rrjetet sociale, sidomos për artistët. Ledri në krijimet e tij të shumta numëron suksese fantastike që sigurisht mund të jenë të lakmueshme për shumë reperë. Por kjo s’është e tëra, Ledri po vazhdon të punojë në projekte të reja që e bëjnë atë edhe më të kërkuar, duke qëndruar në top-kërkesat e këngëtarëve në mbarë botën ku dëgjohet shqip./Indeksonline/