11:09 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Pacolli kërkon nga BE-ja që të reagojë ndaj ndalesës së dy pjesëtareve serbë të FSK-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli e ka dënuar ashpër ndalimin e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga policia serbe.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të reagojë menjëherë për këtë çështje.

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës.

Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë” ka shkruar Pacolli në postimin e tij./Indeksonline/