17:00 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pacolli-Serbisë: Para e pas taksës, s’do të bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj politikanëve serb, të cilët vazhdimisht po bëjnë thirrje për heqjen e taksës 100%.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perëndimin, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që për deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin. 

Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perëndimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror.

Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë.

Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin.

Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste! /Indeksonline/