11:55 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli takon nënkryetarin e Parisit

Rrahim Pacolli ka pritur gjatë ditës në takim nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard. Gjatë takimit u bisedua për arritjet e Kosovës në fushën e biznesit, si dhe u diskutua për punët që duhet bërë në të ardhmen.

Javën e ardhshme në ftesë zyrtare një delegacion nga Kosova do të jenë mysafir në Paris, ku vizita ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve ndërmjet bizneseve frankofone dhe kosovare.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook;

Sot pata rastin të takoj zëvendës kryetarin e komunës së Parisit, z. Christophe Girard. Gjatë takimit tonë biseduam për arritjet e shtetit të Kosovës dhe për punët që mbeten për të bërë me përkrahjen e Francës, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit dhe ekologjisë. Pjesë e bisedës tonë ishte edhe takimi i javës së ardhshme në Paris me Medef International që ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve ndërmjet bizneseve frankofone dhe kosovare.

RrP