12:32 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli tregon se kush fiton sonte, Zvicra apo Suedia! (Foto)

Me fillim nga ora 16:00 sonte zhvillohet ndeshja në mes Zvicrës dhe Suedisë.

Në ekipin e Zvicrës sërish të pranishëm do të jenë edhe katër shqiptarët, Xhaka, Shaqiri,  Behrami dhe Xhemaili.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se beson që Zvicra do të fitojë, transmeton Indeksonline.

Përderisa ka pozuar me një mik të tij e i cili përkrahë Suedinë, Pacolli ka deklaruar se nuk do të ndryshojë mendimin edhe pse në shumë raste lëshon rrugë.

Postimi i plotë:

Me bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi, nuk kam dhe nuk kisha dashur me pas qëndrime kundërshtuese. Normalisht unë lëshoj rruge! Por sot po më duket se do te ndodhë diçka ndryshe… unë nuk e ndryshoj idenë se Zvicra do të fitoj! Naimi është me Suedinë… ta shohim cili ka të drejtë! ?? ??