21:29 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli tregon se si zbriti me aeroplanin e tij privat në Stamboll

Sot në Turqi u bë inaugurimi i Aeroportit të Ri të Stambollit, ngjarje kjo e organizuar nga presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe një delegacion kosovar, në krye me presidentin, Hashim Thaçi.

Por, i pranishëm ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit në llogarinë Instagram ka postuar një video ku shihet aeroplani i tij privat, ndërsa ka shkruar: Duke zbritur sot në Stamboll.

Kujtojmë që aeroporti i ri në Stamboll është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz./Indeksonline/

 

 

View this post on Instagram

 

Duke zbritur sot në Stamboll ✈

A post shared by Behgjet Pacolli (@behgjetpacolli) on