75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 25 Maj 2026 / L A

Paderborni “çon” Wolfsburgun në Bundesliga 2

Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Bundesligas mes Paderbornit dhe Wolfsburgu.

Është Paderborni, ai që mposhti Wolfsburgun me rezultat 2-1, duke i dërguar “Ujqërit” në ligën e dytë gjermane pas 33 vitesh.

Rënia e Wolfsburgut do të thotë se Rexhbeçaj do të luajë në Bundesliga 2 gjithashtu, pasi që ai u kthye si transferim i lirë aty.

Golat u realizuan nga Filip Bilbija dhe Laurin Curda për Paderbornin, ndërsa për Wolfsburgun ishte Dzenan Pejqinoviq.

Paderborni, rikthehet në Bundesliga pas 6 vitesh duke ju bashkuar Schalkes dhe Elversbergut sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/