15:21 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Paga e ultë te Real Madridi nuk i pëlqen Alabas, fillon negociatat me ekipet në Premier League

Real Madridi ka shprehur interesim për të trasnferuar David Alaban nga Bayerni i Mynihut.

“Los Blancos”-ët i kanë bërë ofertë zyrtare mbrojtësit austriak.

Kontrata aktuale me bavarezët, do t’i skadojë në qershor të këtij viti dhe Alaba ka paralajmëruar se do të largohet nga Allianz Arena.

Sipas mediumit gjerman “Bild”, Alaba dëshiron të transferohet në Madrid, por nuk është i kënaqur me pagën e ofruar.

Mediumi gjerman raporton se menaxheri i austriakut është në negociata me disa klube nga Premier Liga angleze.

/Indeksonline/