10:06 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Pagesa prej 10 euro në “Rrugën e Kombit”, reagon ashpër Sali Berisha

Ish- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit që në “Rrugën e Kombit” ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të paguhet tarifa prej 5-10 euro (vajtje ardhje).

Ai përmes një shkrimi  në Facebook ka theksuar se shteti shqiptar nga kjo rrugë siguron  mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Sipas tij, Edvin Kristaq Rama po i takson kosovarët që udhëtojnë te njëri tjetri, transmeton Indeksonline.

“Turpi i Kombit!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! Sb./Indeksonline/