14:08 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Pajtim “gjaqesh” në Premierligë, Mourinho dhe Conte në paqe

Një vit pas konfrontimit të tyre, José Mourinho dhe Antonio Conte nënshkruajnë paqen.

Trajneri i Manchester United kalon faqen e asaj që ndodhi atëherë, kur portugezi sulmoi italianin me akuzat për ndeshje në Serie A, ndërsa e përcaktoi rivali i tij si “njeri i vogël”.

“Ne kemi pasur probleme, por tani duhet ta harrojmë këtë,” tha Mourinho në televizionin italian RAI.

“Ai është trajner i Chelseat , unë jam në Manchester United, nuk mund të bëjmë asgjë të ndryshme: respektojmë situatën, përshëndesim dhe vazhdojmë. Ne e bëmë gjënë e duhur,” tha Mourinho pas mosmarrëveshjes  së tyre në Premier Ligë. /IndeksOnline/

Temat: