22:23 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pak ditë para seancës, deputetët e Kosovës takohen me raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë takuar raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Takimi është bërë në Shkup pak ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi, transmeton Indeksonline.

Deputetja Blerta Deliu përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se Sholtes ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën në agjendën evropiane

Ky është postimi i plotë:

Pak ditë para votimit të demarkacionit, gjatë një vizite të Komisionit për Integrime Evropiane në Maqedoni, takuam raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes, me të cilin biseduam lidhur me hapat e rëndësishëm që e presin Kosovën në javën e ardhshme.
Sholtes konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën në agjenden evropiane!