17:28 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Cech tallet nga ish-klubi i Lenos pasi ishte afër të shënonte auto-gol

Petr Cech është tallur nga ish-skuadra e Bernd Leno, Bayer KLeverkusen pasi portieri i Arsenalit ishte gati të shënonte auto-gol dje kundër Manchester Cityt.

Unai Emery zgjodhi që të startojë me 36-vjeçarin para Lenos për derbin e së dielës në Premier League ndaj Man Cityt, pavarsisht se klubi londinez shpenzoi 22 milionë funte për gjermanin.

Por, për një moment, Cech nuk ishte duke u ndjerë rehat me topin në këmbë pas një pasimi të rikthyer nga Matteo Guendouzi në mbrojtje duke bërë panik, transmeton IndeksOnline.

Derisa tentoi që ta pasonte topin në drejtim tjetër, portieri çek ishte afër që të shënonte gol në portën e tij, por fatmirisht, topi doli jashtë fushës dhe nuk u futë në portë.

Tifozët e Arsenalit menjëherë e kritikuan portierin në fjalë pas incidentit, duke krijuar edhe një GIF duke e etiketuar Bayer Leverkusenin.

Dhe klubi gjerman ishte i shpejtë në reagim duke shkruar: ”Ne mund ta njohim djaloshin”.

Pas humbjes nga Man City, gazetarët e pyetën Emeryn se kush do të startojë në portë për ndeshjet e ardhshme, por ai refuzoi të përgjigjej konkretisht në këtë pyetje./IndeksOnline/