Pamje nga aksidenti ku humbën jetën pesë persona në Suharekë (Video/Foto)
Një aksident i tmerrshëm që ndodhi mes një veture të tipit BMW dhe një autobusi në Duhël të Suharekës ua mori jetën pesë personave. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni vazhdon të jetë i bllokuar.
Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:
Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.