11:29 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pamje nga dëmet që ka shkaktuar shiu në Sfeqël të Podujevës

Erërat e forta po mbizotërojnë këtë fundjavë në pjesë të ndryshme të Republikës së Kosovës. Mirëpo, qytetin që e ka kapluar më tepër është Podujeva.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi në redaksi ku shihen dëmet që ka shkaktuar ky mot i ligë me shi në fshatin Sfeqel.

Kujtojmë se  erërat e forta shkaktuan telashe të mëdha në Podujevë. Kështu,  një shtyllë elektrike u shkëput nga toka duke rënë mbi një shtëpi në këtë qytet.

Ndryshe, një rast i njëjtë i rrëzimit të shtyllës elektrike ndodhi edhe para disa ditësh në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Më poshtë pamje nga dëmet në fshatin Sfeqël: