12:38 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pamje nga ndërhyrja e Njësisë Speciale në arrestimin e një personi në Prishtinë (Video)

Gjatë natës së kaluar në qendër të Prishtinës është arrestuar një person.

Na bazë të informacioneve të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka arritur të sigurojë një video nga moment i intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, deri tek arrestimi i tij.

Ndërkohë bëhet e ditur se personi në fjalë pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është liruar si dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/