09:56 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gashi kërkon bashkëpunim me Drake

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi duket se pas suksesit të madh të këngës “Creep On Me”që ishte në bashkëpunim me French Montana dhe Dj Snake , duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, transmeton Indeksonline.

Ai tashmë ka në plan realizimin e remixit. Për të bërë remixin e këngës ai dëshiron të bashkëpunojë me reperin e njohur botërisht, Drake.

“Creep on me remix!!!!!! Etiketoni Drake në postimin tim të fundit që t’i tregojmë se ne duam atë në remix” kishte shkruar në postimin e tij në Instastory.

Përveç remixit, Gashi ka në plan edhe kënga tjera. Njëra nga to do të jetë në bashkëpunim me reperin shqiptarë, Ledri Vula./Indeksonline/

Temat: