15:33 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje nga vendi i sulmit në Belgjike ku mbeten të vdekur 4 persona (Foto +18)

Benjamin Herman, i cili ishte liruar nga burgu një ditë më parë, vodhi sot një armë nga një oficer gjatë një kontrolli rutinë dhe më pas e përdori atë për të kryer sulmin me të përgjakshëm që ka përfshire Belgjikën që nga sulmi i fundit në stacionin e trenave në Bruksel.

Personi i cili vrau dy polic dhe një kalimtare në qytetin e Liege, u etiketua si i radikalizuar sepse pas sulmit ai kishte thirrur “Allahu Akbar”, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

Policia belge këtë sulm janë duke e trajtuar si sulm me motive terroriste.

Zyrtarët anti-terrorist vranë 36-vjeçarin belg në një shkëmbim zjarri, duke i dhënë fund kësaj ngjarje.

Imazhet trishtuese të postuara në internet tregojnë personin e armatosur, të quajtur si Benjamin Herman, duke përdorur dy pistoleta pas vrasjes së viktimave të tij. /Indeksonline/

 

 

Temat: