22:59 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Pamje që u japin mësim policëve të Shqipërisë si të sillen me shitësit në rrugë (Video)

Një video është bërë virale nëpër rrjetet sociale. Aty shfaqet një polic teksa i ndalon një nënë me të birin e saj, për të diskutuar.

Në fakt, ata dy persona kishin dalë për të nxjerrë bukën e gojës, shkruan Indeksonline. Është polici ai që me veprën e tij ka prekur të gjithë. Ai u jep të dyve një gjeldeti për ta ngrënë për darkë.

Djalit të vogël në këtë rast i mbushen sytë me lot, nga gjesti i policit.

Ajo që vërehet në videon e publikuar në Facebook, është mbishkrimi i një faqeje mbi këto pamje.

“Los Angeles SHBA; Këta shitës ambulantë po mundohen të sigurojnë jetesën duke shitur në rrugë. Policia i ndalon, nuk ju merr mallin, nuk i tërheq zvarrë, nuk i gjobit, por ju dhuron një gjel deti që ta hanë për darkë”, kruhet aty, transmeton Indeksonline.

Kjo video është marrë si provë për t`iu treguar autoriteteve policore të Shqipërisë se si duhet vepruar me personat që dalin në rrugë për të nxjerrë bukën.

Kjo, sepse nga Shqipëria vazhdimisht publikohen pamje nëpër portale e rrjete sociale, pamje sesi policia atje i largon nga rruga shitësit ambulantë dhe u konfiskon mallrat./Indeksonline/

Rasti në Los Angeles:

Rasti në Tiranë: