19:55 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fotografia e modeles kosovare në bulevardin e Los Angeles-it

Lorena Haliti momentalisht është një nga modelet më të suksesshme kosovare.

Bukuroshja shtatlartë po vazhdon të jetë tejet e kërkuar nga markat e ndryshme, madje ajo ka arritur të bëhet edhe pjesë e kompanisë prestigjioze, Victoria’s Secret, shkruan Indeksonline.


Fotografia e modeles kosovare, madje është vendosur në sheshin ‘Sunset Boulevard’, në Los Angeles.

Për këtë po ndjehet e lumtur bukuroshja, e cila këtë lajm e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram./Indeksonline/