21:09 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje skandaloze: Tifozët e mitur u shërbyen me birra në ndeshjen, Drita – Liria

Në kuadër të javës së 14-t në Superligën e Kosovës në futboll, Drita ishte nikoqire e Lirisë.

Liria ia doli ta mposhtë në minutat e fundit Dritën në Gjilan me rezultat, 1-0 me golin e Fetahajt.

Por, tani në rrjetet sociale janë duke qarkulluar disa foto skandaloze të tifozëve të rinjë në stadium, transmeton IndeksOnline.

Në fotot e mëposhtme shihen se si tifozët e rinjë shërbeheshin me birra.

Me ligjet e Kosovës, shitja e pijeve alkoolike është e ndaluar te fëmijët, por kjo nuk i ka ndalur shitësit në fjalë.

Mbetet të shihet nëse do të ndërmerret ndonjë veprim ligjor për këtë rast./IndeksOnline/

Temat: