13:32 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje të reja nga kërkimet e zhytësve në Lepenc (Video/Foto)

Njësitet e Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me zhytësit janë duke vazhduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë të zhdukur në lumin Lepenc, saktësisht magjistralja Hani Elezit-Kacanik.

Ata që pesë ditë me radhë janë duke kërkuar dy policet e zhdukur, Malësor Dashi dhe Armend Trena, të cilët me veturë zyrtare ditën e shtunë pësuan aksident duke rënë poshtë në lumin Lepenc, shkruan Indeksonline.

Edhe sot zhytësit po bëjnë përpjekje që të gjëjnë dy policë, derisa e kanë ndryshuar edhe mënyrën e kërkimeve.

Zhytësi me përvojë të madhe, Ismail Kasumi në një intervistë i ka sugjeruar zhytësit e tjerë që të ndryshojnë mënyrën e kërkimeve iu duke propozuar këtë si në foto.

 

Siç shihet në fotografitë e Indeksonline, zhytësit janë duke kërkuar për dy policët në lum, derisa sot është zgjeruar edhe perimetri i hapësirës së kërkimit për ta.

Malësori dhe Armendi, të dy policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.

Më poshtë gjeni disa foto të kërkimeve që janë duke vazhduar./Indeksonline/