13:11 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

PAMJE TË RRAHJES- IPK suspendon policin serb, Zoran Petroviq, i merret edhe arma!

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga detyra policin serb, Zoran Petroviq, i cili para disa ditësh kishte sulmuar fizikisht një të djalë të ri për hesape personale.

Indeksonline mëson se IPK-ja, pas provave shtesë, ka suspenduar nga detyra zyrtarin policor nga veriu i vendit.

Poashtu, të një njëjtit i është konfiskuar edhe arma e institucionit të sigurisë.

Petroviq, pjesëtarë i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë të dyshuar në Veri të vendit.

Mësohet se familja e të rrahurit ka zgjedhur të qëndrojë pranë Stacionit Policor për shkak se, siç kanë thënë ata, nuk kanë siguruar për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Indeksonline ka siguruar pamjet të rrahjes së qytetarit nga veriu…