23:37 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pamje të sulmit me bombë, ja çka ndodhi sot në New York (Video/Foto)

Një bombë ka shpërthyer ditën e sotme në Manhatann, ku si pasojë mbetën të plagosur 4 persona.

Disa orë më vonë autoritetet nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka konfirmuar se shpërthimi i së hënës në mëngjes pranë Times Square ishte i lidhur me terrorizmin. Është identifikuar i dyshuari, 27-vjeçari Akayed Ullah.





250984

Ndërkohë që Ullah kishte për qëllim hakmarrjen e myslimanëve në Lindjen e Mesme, kështu raportoj Policia e Nju Jorkut gjatë konferencës për shtyp.

250985

I dyshuari i shpërthimit në metronë e Nju Jorkut tha për hetuesit se kishte shpërthyer një bombë artizanale, sulmin e bëri në emër të ISIS-it për tu hakmarrë për vdekjen e muslimanëve në të gjithë botën.

“Falë zotit sulmi terrorist dështoj,” tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio.

 

Janë publikuar gjithashtu edhe momentet e sulmit, kur shpërtheu bomba.

Ullah eshte nga Bangladeshi dhe autoritetet thane se ishte frymëzuar nga ISIS. 27 vjeçari kishte veshur një jelek vetëvrasës i cili shpertheu para kohe.