19:49 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Plagoset rëndë polici shqiptar në New York!

Një polic i New Yorkit me prejardhje shqiptare, Amir Pali është plagosur në stomak të dielën mbrëma.

Ai është dërguar menjëherë në spital . Deri më tani Amiri është në gjendje serioz por të qëndrueshme, transmeton Indeksonline

Policia është duke hetuar rastin se nëse plumbi që goditi policin shqiptar ishte nga shoku i tij, polic gjithashtu. Deri më tani po dyshohet se plagosja e Amir Palit ka qenë e paqëllimtë.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane e gjithë ngjarja është e incizuar ngakamera që kishte në trup polici shqiptar.

Amiri dhe shoku i tij polic ishin në ndjekje të një personi  të dyshuar. Nga raportimet e mediave, në incizime shihet i dyshuari duke bërtitur “Më goditni”.

“Po dridhem! Ende nuk po më besohet!”, u shprehë një banore e lagjes. /Indeksonline/