14:10 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Ylli i Barçës kryen testet mjekësore për klubin e madh evropian

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit për Paco Alcacer tashmë është finalizuar.

Sulmuesi i Barçës ka arritur gjatë ditës së sotme në qytetin gjerman për testet mjekësore.

Ndërsa, pak minuta më parë ai i përfundoi me sukses testet mjekësore, transmeton IndeksOnline.

Alcacer tani pritet ta nënshkruajë kontratën (huazim me të drejtë blerje), dhe njoftimi zyrtar nga klubet në fjalë pritet së shpejti.

Kujtojmë se Barcelona e transferoi Alcacerin para dy vitesh për shumën e 30 milionë eurove./IndeksOnline/