75 Mall Live Search
20:07 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamjet e arrestimit nga Policia e Kosovës të gjermanit të kërkuar nga Interpoli

Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar shtetasin e Gjermanisë, Qadir Ali Kan, i cili kishte flet-arrest nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë (Interpol).

I njëjti është prangosur nga PK-ja në ora (5 e mëngjesit, e premte) tek lokali “Shisha Bar Milenium” që gjendet ‘Te Santea’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Ali Kan i dënuar me 20 vite burgim akuzohet për veprimtari me kontrabandë të drogës dhe falsifikim.

Zyra për informim e Policisë e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri së Drejtësisë”, ka thënë Bajram Krasniqi për “Indeksonline”.

Ndryshe, FAST Kosova është themeluar në Policinë e Kosovës në vitin 2016 e në të njëjtin vit është bërë edhe pjesë e rrjetit Evropian të FAST të quajtur ENFAST.

Vlen të theksojmë se që nga viti 2016 FAST Kosova komunikon drejtpërdrejt me FAST kudo në Evropë dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi ka kryer me dhjetëra arrestime të profilit të lartë e i fundit nga ta është arrestimi i këtij personi në kërkim Ndërkombëtar nga Autoritetet Gjermane./Indeksonline/

FAST-i i Policisë së Kosovës, njësiti kredibil që arrestoi personin e kërkuar nga Interpoli