21:00 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamjet e para nga shpërthimi në Ratkoc të Rahovecit

Shpërthimi në Ratkoc të Rahovecit duket se ka qenë goxha i fuqishëm. Kështu së paku tregojnë fotografitë e para nga vendi i ngjarjes.

Indeksonline mëson se në një qebaptore të këtij fshati kanë shpërthyer bombola gazi.

Informacionet e para bëjnë të ditur se 12 persona janë të lënduar nga ky shpërthim.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihen edhe bombolat e gazit të cilat kanë shpërthyer dhe një veturë e dëmtuar./Indeksonline/